top of page
Bfinanca
Përgjegjësi,
parashikime,
rezultate!
Themeluar në vitin 2006 si sipërmarrje private në fushën e shërbimeve financiare të specializuar në kontabilitet, konsulence fiskale dhe çdo shërbim i nevojshëm për çdo industri ku bizneset operojnë.
Pas drejtimit financiar të korporatave më të mëdha shtetërore në Shqipëri nga vitet 1981-2006, si PROFARMA, HEKURUDHA SHQIPTARE sh.a nga specialistët e Bfinancës , vendimarrja për të operuar në sektorin privat u bë qëllimi kryesor profesional duke ofruar një shërbim kontabiliteti dhe fiskal me cilësi të lartë.
Gjithashtu, pas një eksperience 30-vjeçare në drejtimin financiar dhe administrativ pranë Parkut të Eksportit të Shqipërisë dhe më pas pranë Administratës Doganore të Durrësit, në fushën e Auditit të Jashtëm Publik dhe auditimit të brendshëm, orientimi drejt sektorit privat u bë një prioritet profesional, duke ofruar konsulencë ligjore, fiskale dhe doganore.
Vazhdimi i traditës familjare të shërbimeve u zgjerua gjithashtu në fushën e financë-bank, prokurimeve publike, menaxhimi i pasurive të paluajtshme, menaxhim projektesh etj.
Përvoja 35 vjecare e profesionistëve të Bfinancës dhe shërbimet në specializimet në degët që kërkon ekonomia e industria sot përbëjnë një vlerë të domosdomshme për biznesin tuaj!
Bfinanca është pjesë e E.B & partners, bashkë me B Property Management e cila operon në industrinë e pasurive të paluajtshme, B MIX Marketing e cila operon në industrinë e marketingut, B Human Resources & Law e cila operon në industrinë e burimeve njerëzore dhe shërbimeve ligjore per shoqerite tregtare dhe A.B Albania Brokerage qe sherben ne fushen e ndermjetesimit te marreveshjeve tregtare .
Bfinanca kryeson drejtimin e organizatës jo-fitimprurëse Dhoma e Ekonomisë dhe Financave të Ballkanit (Economy and Finance Chamber of Balkan).
Stafi yne
Stafi ynë përbëhet kryesisht nga pjesëtarë të familjes, së bashku me profesionistë dhe financiere me përvojë.
Ne punojmë si një ekip i bashkuar dhe i përkushtuar ndaj klientëve tanë.
Secili prej nesh sjell njohuritë dhe eksperiencën e tij në fushën e financës dhe kontabilitetit.
Qëllimi ynë është të ofrojmë shërbim profesional, të besueshëm dhe të kujdesshëm për çdo klient.

Era BABAMUSTA
CEO - Managing Director

Alban Babamusta
Fiscal & Business Advisor

Luljeta Babamusta
Certified Public Accountant

Elmaz Babamusta
Internat Auditor

Egli Peti
Accountant

Agime Shehu
Accountant

Artan Shaba
Data entry specialist
bottom of page